Bukuroshja e mbrëmjes

  • 17 October 2018 - 08:49
Bukuroshja e mbrëmjes
Charlize Theron, e nderuara e revistës 'ELLE', shkëlqen në mbrëmjen e organizuar nga revista Charlize Theron ishte një nga pjesëmarrëset e famshme te ngjarja "ELLE's Women In Hollywood event", që ishte mbajtur të hënën pas mesnatës. Kështu, aktorja 43 vjeçe, një e nderuar nga revista "ELLE", ka mahnitur e veshur në fustanin me dantella dhe prej lëkure kombinuar me një bluzë të bardhë derisa po ecte nëpër tepihun e kuq te "Four Seasons" në Beverlli Hills. Theron ishte në shoqërinë e yjeve tjera si Lady Gaga, Sarah Paulson dhe Keira Knightley. Ylli nga "Tully", që flokun e kishte në një bishtalec të shprishur, veshjen e saj elegante e kishte kombinuar me një xhaketë të zjarrtë dhe një palë çizme. Me këtë rast, buzët i kishte theksuar fort e po ashtu edhe faqet e saj. 
 
Image

 



(Kosova Sot)