Këngëtarja shqiptare tregon në “Instagram” injeksionet me botox: Për të qenë…

  • 17 October 2018 - 10:07
Këngëtarja shqiptare tregon në “Instagram” injeksionet me botox: Për të qenë…

Fjolla Morina është një nga femrat shqiptare më të komentuara. Këngëtarja është shpesh në qendër të vëmendjes për format e saj trupore si dhe për operacionet plastike.

Më herët Morina ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në të pasmet e saj, duke thithur dhjamin e tepërt. Kjo ka ndodhur pas lindjes së vajzës pasi kishte shtuar shumë kilogramë.

Ditën e sotme Fjolla ka publikuar një “Instastory” ku duket se po kryen një injeksion me botox në buzë.

Këtë këngëtarja e ka zbuluar pa asnjë kompleks për ndjekësit e saj, ku në foto shkruan: “Për të qenë më perfekt”.

(Kosova Sot)