Larg jetës luksoze, bashkëshorti i Eminës provon jetën e fshatit

  • 17 October 2018 - 10:28
Larg jetës luksoze, bashkëshorti i Eminës provon jetën e fshatit

Në një intervistë të dhënë së fundmi modelja Emina Çunmulaj, tregoi se jeta e saj është e lidhur shumë ngushtë me fshatin. Për shumë vite ajo jetonte në një fshat në Malin e Zi dhe asnjëherë nuk e kishte menduar se sot do të kishte një pasuri marramendëse. Tani ajo është e martuar me një miliarder dhe është nënë e dy vajzave mjaft të ëmbla.

Së fundmi modelja ka ardhur në vendlindje për një mision lidhur me një familje të varfër dhe me vete ka marrë bashkëshortin e saj. Nëpërmjet videove të publikuara në ‘Instagram’ duket se partneri i saj është kënaqur me jetën e fshatit dhe ka bërë disa veprime tradicionale. Mbrëmjen e kaluar ai ka darkuar pranë familjes së Eminas ku nuk mungonte mishi i pjekur dhe rakia. Gjatë darkës ai ka konsumuar këtë pije tradicionale dhe në mëngjes është nisur për të bërë një shëtitje në Liqenin e Shkodrës. Ndryshe nga sa është mësuar, me jahte luksoz, këtë shëtitje e ka bërë me një varkë modeste në të cilën lëvizin njerëzit e thjeshtë. Krahas njërës nga foto, Emina shkruan se jeta e thjeshtë është më e bukur.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The simple life,best kind of life???? #montenegro

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

 
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)