Dashuroni, mos paragjykoni

  • 18 October 2018 - 14:30
Dashuroni, mos paragjykoni
Jennifer Lopez, përmes disa fotove, e dëshmon se duket sa gjysma e moshës së saj Gjatë verës ka festuar ditëlindjen e saj të 49-të. Për më shumë, Jennifer Lopez u duk sa gjysma e moshës së saj, kur ka ekspozuar linjat e saj trupore e veshur me sytjena sportive të shkurtë dhe një palë gete në postimin e saj në "Instagram". Duke treguar muskujt e saj dhe duart mirë të rregulluara, nëna e dy fëmijëve dukej fenomenale derisa kishte ofruar disa foto. Jennifer shkëlqeu me sytjena të shkurta me getet me motive derisa si një uragan i vërtetë kishte postuar fotot në llogarinë e saj. Foton e postuar ajo e kishte përcjellë me mbishkrimin: 'E kam pëlqyer postimin e "niyamasol", për të dashur më shumë e për të paragjykuar më pak'. 

 

 

(Kosova Sot)