Pa sytjena dhe asimetrike

  • 18 October 2018 - 14:40
Pa sytjena dhe asimetrike

Emily Ratajkowski u bashkohet yjeve në mbrëmjen "MOETxVIRGIL", në Nju- Jork Bukuroshja Emily Ratajkowski ka marrë pjesë te "MOETxVIRGIL", ndejë kjo që ishte mbajtur në qytetin e madh të Nju-Jorkut të martën mbrëma. Modelja e bukur, tashmë 27 vjeçe, e cila kishte pozuar midis disa shisheve me shampanjë, kishte vendosur të dilte pa sytjena në një veshje prej sateni dhe asimetrike derisa veshur kishte dhe një palë pantallona të bardha. Kështu, ajo i ishte bashkuar yjeve, si Elsa Hosk, Winnie Harlow dhe Jasmine Tookes. Bluza me shpinën hapur e bukuroshes Ratajkowski po mbahej e sigurt nga disa rripa me litar të bardhë. Ylli nga filmi "Gone Girl" veshjen e saj ekspozuese e kishte kombinuar me një palë taka të zeza me rripa dhe një çantë mëndafshi. Sytë i kishte hijeshuar me një 'eyeliner' këndor derisa buzëkuqin e kishte neutral.
 

(Kosova Sot)