Po don me e rrit!

  • 19 October 2018 - 09:15
Po don me e rrit!
"Po ha sa më shumë hamburgerë dhe po bëj ushtrime" - Gigi Hadid thotë se ka vendosur që të ketë bythë të madhe, meqë shumë njerëz e kritikojnë se është tepër e hollë. Modelja 23 vjeçe me famë botërore, Gigi Hadid, thotë se dëshiron që ta ketë një trup me sa më shumë vija të lakuara, duke e thënë troç se dëshiron ta ketë një prapanicë më të madhe. Gigi i bëri këto komente derisa ishte në një panel diskutimi, ku të pranishme ishin edhe disa supermodele të tjera, si Kendall Jenner, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser. E pranishme ishte edhe drejtorja e "Vogue Runway", Nicole Phelps, duke marrë pjesë edhe vetë në diskutimin rreth trupave të modeleve. 

(Kosova Sot)