Dua Lipa rreth bashkëpunimit me Chris Martin-in

  • 19 October 2018 - 12:04
Dua Lipa rreth bashkëpunimit me Chris Martin-in
Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova ka thënë se, sa herë që performon këngën "Homesick", i duket se është kthyer përsëri në shtëpinë e saj në Londër. Lipa tregon se ishte në një takim kur ishte pyetur nga një grua, e quajtur Caroline, se me kë do të donte të bënte muzikë. Dua u përgjigj si me shaka, duke përmendur Chris Martinin dhe, për befasinë e saj, Caroline i tha se kishte bashkëpunuar me bendin "Coldplay" disa herë në të kaluarën dhe se, me gjasë, mund t'i ndihmonte në këtë drejtim. Chris kishte pëlqyer muzikën e Lipës dhe, kështu kishte lindur bashkëpunimi. 

(Kosova Sot)