Këngëtarja e njohur rikthehet pas 4 vitesh, flet për luftën e ashpër me sëmundjen e saj

  • 19 October 2018 - 12:06
Këngëtarja e njohur rikthehet pas 4 vitesh, flet për luftën e ashpër me sëmundjen e saj
Që pas vitit 2014, këngëtarja e njohur, Avril Lavigne, është shkëputur nga muzika dhe bota e televizionit. Pas turneut të fundit, ajo pati probleme shëndetësore, pasi po ndjente rënie të theksuar të imunitetit. Ajo është rikthyer tashmë pas 4 vitesh me këngën ‘Head above water’ dhe nuk ka hezituar të flasë për lufën me sëmundjen ‘Lyme’.
“Shpeshherë më binte të fikët në skenë, shikimi më errësohej dhe nuk merrja dot frymë. Për shumë javë pyesja vetën se çfarë dreqin po ndodhte me mua” ,-u shpreh Lavigne.

Pasi u diagnostikua me “Lyme” (infeksion bakterial që shkaktohet nga pickimi i një insekti të quajtur ‘ixodes scapularis’), këngëtarja zbuloi se për dy vite ka qenë në regjim të plotë shtrati dhe shpeshherë mendonte se do të vdiste.

“Karriera ime po shkatërrohej ashtu si shëndeti. Për netë të tëra lutesha që të shpëtoja edhe pse më dukej fundi. Është e njejta ndjesi sikur je nën ujë dhe nuk mund të marrësh frymë për një kohë të gjatë”, mbylli fjalën ajo, duke zbuluar gjithashtu se kënga më e fundit është frymëzuar kjo sëmundje.

(Kosova Sot)