U kap me armë dhe koakinë në hotel, merret vendimi për Stresin

  • 19 October 2018 - 13:32
U kap me armë dhe koakinë në hotel, merret vendimi për Stresin

Avokati i këngëtarit tha se mbajtja në burg e Stresit është e paligjshme. Kjo për shkak se në dollapin e hotelit ku Arkimed Lushaj u kap dy ditë më parë, u gjet e mbështjellë me peshqir pistoleta, e cila u sekuestrua, ndërsa këngëtari pretendon se nuk i përket atij.

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Avokati i këngëtarit tha se mbajtja në burg e Stresit është e paligjshme.
Kjo për shkak se në dollapin e hotelit ku Arkimed Lushaj u kap dy ditë më parë, u gjet e mbështjellë me peshqir pistoleta, e cila u sekuestrua, ndërsa këngëtari pretendon se nuk i përket atij.

Avokati theksoi gjithashtu se në videon e shpërndarë nga policia për arrestimin e Stresit, u pa këngëtari pothuajse nudo në hotel dhe nuk shfaqet arma, për të cilën ai është arrestuar për armëmbajtje.

Aspekti i dytë i paligjshmërisë së policisë, argumentoi avokati mbrojtës, është edhe fakti që policia bëri kontroll në dhomën e hotelit pa marrë leje sikundër e përcakton ligji. Dhe nga kontrolli u gjet pistoleta e fshehur në dollap, për të cilën ai thotë se mund t’i përkasi personave të tjerë dhe jo klientit të tij Arkimed Lushaj.

Avokati sqaroi se Stresi u arrestua pasi kishte rënë në përgjimet e autoriteteve duke folur në telefon dhe kishte thënë “unë e hodha”. Policia pretendon se me këtë deklaratë, këngëtari i referohej një arme të gjetur pak muaj më parë në një rrugicë të Tiranës, për të cilën janë proceduar tashmë dy shokë të Stresit.

Por këngëtari mohoi në seancë që t’i referohej armës me deklaratën e tij, por bishtit të një cigareje. Nisur nga këto përgjime, policia e arrestoi në një hotel në Linzë më 17 Tetor, dhe nga kontrolli në dhomë u gjet një tjetër pistoletë dhe një sasi e vogël kokaine. 

(Kosova Sot)