Kim feston ditëlindjen, Kanye e surprizon në mënyrën më të veçantë

  • 21 October 2018 - 10:57
Kim feston ditëlindjen, Kanye e surprizon në mënyrën më të veçantë

Ditën e sotme Kim Kardashian feston 38-vjetorin e lindjes, por surprizat për të kanë nisur që ditën e djeshme. Bashkëshorti i saj, Kanye West kishte menduar ta surprizonte me një dhuratë shumë speciale. Kim u zgjua nga muzika e një pianisti, i cili ishte vendosur në qendër të shtëpisë dhe rrotull saj kishte disa lule ekzotike në ngjyrë rozë. Kim nuk ngurroi që këtë moment ta ndante me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ dhe dëgjohej teksa thoshte: “Ja se si u zgjova. Kanye është shumë kreativ kur vjen puna tek dërgimi i luleve për ditëlindjen time”. Më pas edhe reperi publikoi në ‘Twitter’ një video nga surpriza e Kim dhe krahas saj shkruante: “Unë do të vazhdoj të bëjë gjëra që tregojnë sa e bukur je ti brenda dhe jashtë dhe sa shumë të dua ty dhe familjen tonë”.

 
 
 

@KimKardashian You’re stunning.

I will keep trying to make things that can express how beautiful you are inside and out and how much I love you and our family

 
 

Në fakt të tilla surpriza nga Kanye janë të shpeshta, sepse në vitin 2016-të ai kishte përgatitur pothuajse të njëjtën gjë për bashkëshorten e tij për ‘Ditën e Nënave’. 

(Kosova Sot)