Almeda Abazi hyn në industrinë e muzikës, publikon këngën e parë më një turk

  • 21 October 2018 - 11:22
Almeda Abazi hyn në industrinë e muzikës, publikon këngën e parë më një turk

Ish-Miss-i shqiptar Almeda Abazi ka bërë një hap të ri në karrierën e saj në Turqi. Pas pjesëmarrjes në konkurse bukurie, kërcimi e aventurave si prezantuese në ekran, ajo ka hapur një tjetër kapitull.

Bëhet fjalë për atë të këngëtares me publikimin e projektit “Alabama” në bashkëpunim me Burak Yeter. Almeda në këtë projekt këndon në gjuhë angleze. Pak muaj më parë Almeda solli në Tiranë edhe bashkëshortin e saj turk gjatë prezantimit të spektaklit “Dancing with the stars”.

Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, mbollën dhe një fidan me emrin e tyre në kryeqytetin shqiptar dhe kjo gjë duket se e ka lumturuar pa masë aktoren shqiptare. Pak muaj pas martesës, ajo duket se po vazhdon karrierën e saj më së miri në Turq.

(Kosova Sot)