Pasi e quajtën kamarier, vjen edhe një goditje tjetër për Gjikon!

  • 08 November 2018 - 19:07
Pasi e quajtën kamarier, vjen edhe një goditje tjetër për Gjikon!

Muaj më parë në media bëri buji sherri mes Blunt dhe Real 1 me Gjikon.

Madje, ky i fundit arriti deri në atë pikë sa i shkoi në banesë dyshes, pasi e kishin quajtur kamarier dhe e ofendonin lartë e poshtë me video.

Por, Blunt dhe Real duket se nuk po zënë rehat kollaj!

Ditën e djeshme, Gjiko i bëri dhuratë për ditëlindje vëllait të tij një makinë super luksoze, e duket se kjo e ka penguar Real 1, i cili ka publikuar disa video në InstaStory.

“Shaolina i keni parë këta reperat tu investu në tesha, në kerre, e në asnjë këngë nuk keni investu. Invcestoi në muzikë”, ka thënë Real 1, duke vazhduar më tej me ofendime për klipet e tyre.

Por, pavarësisht se ofendimet në drejtim të Gjikos po vazhdojnë, ky i fundit nuk po merret aspak me ta, duke mos iu dhënë rëndësi fare.

 

 

(Kosova Sot)