Rita Ora, ylli i skenës

  • 09 November 2018 - 08:38
Rita Ora, ylli i skenës

Kësaj here Rita Ora do të udhëheqë yjet në koncertin humanitar të muzikës rok "Children In Need"

Ajo do të dalë në skenë në Uembli, me ca emra me të vërtetë të mëdhenj, me rastin e mbajtjes së koncertit të sivjetmë të rokut "2018 Children In Need". Dhe, Rita Ora sikur që bën gjithmonë, ishte përgatitur apostafat për këtë event, meqë është parë duke dalë nga një hotel i Londrës, me një fustan karakteristik me pupla. Këngëtarja 27 vjeçe e hitit "Let You Love Me", bëri të tjerët që të kthenin kokën për ta shikuar edhe një herë derisa shkonte te vetura që e priste. Përndryshe, fustani i saj ishte i markës "AADNEVIK", ku puplat mezi ia mbulonin vendin intim. 

 

(Kosova Sot)