Qiraja goxha e madhe në Amerikë

  • 15 November 2018 - 17:07
Qiraja goxha e madhe në Amerikë

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin çdo muaj paguajnë 100 mijë dollarë. Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Baldwin thuhet se po shpenzojnë hiç më pak se 100,000 dollarë në muaj në shtëpinë e huazuar në Los Anxhelos. Këngëtari 24 vjeç i muzikës pop dhe gruaja e tij modele, 21 vjeçe, kanë një shtëpi me pesë dhoma gjumi në enklavën "San Fernando Valley" te "Toluca Lake", që ka qenë shtëpia e yjeve tash e disa vjet rresht. Thuhet se ata kanë marrë me qira shtëpinë, derisa nga brenda ka një stil spanjoll. Përderisa shtëpia çiftit të ri i ofron shumë luks, Justin do të ketë po ashtu mundësinë që të punojë në hitet e tij pa u larguar shumë nga shtëpia e tij.  

 

(Kosova Sot)