Stine flet për lidhjen e tij me Rozën

  • 10 October 2015 - 14:10
Stine flet për lidhjen e tij me Rozën

Ai është rikthyer fuqishëm në ekranet televizive, duke marrë pjesë në edicionin e dytë të ‘Dance With Me’. Bëhet fjalë për reperin Stine i cili është shkëputur nga showbizi për një kohë të gjatë.

Ernest Duka apo siç e njohim ne, Stine, tregoi se ishte lodhur nga fama dhe kishte vendosur të shkëputet nga estrada.

Në një intervistë për një gazetë në Shqipëri, reperi poashtu ka folur për lidhjen e tij me ish të dashurën, Roza Lati, pasiqë ata janë partnerë në spektaklin ‘Dance With Me’, transmeton Kosova Sot.

“Unë dhe Roza thyem tabutë në Shqipëri pasiqë ne treguam se mes dy ish të dashurve, mund të ketë miqësi”, është deklaruar Stine.

“Hiti im rikthyes më duket se është gati. Këtë këngë e kam përgatitur gjatë provave të DWM, dhe do vijë së shpejti”, shtoi reperi nga Shqipëria. (Kosova Sot)