Bashkëshortët mahnitës (Foto)
Ata kanë lidhur kurorë në muajin shkurt pas një periudhe kohore prej tre vjetësh që e kanë kaluar së bashku.
Dhe, Amber Heard dhe Johnny Depp mahnitën me veshjen e tyre kur u paraqitën në Londër me rastin e premierës së filmit të aktorit, me titull “Black Mass”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja 29 vjeçe ishte kapur dorë për dorë me aktorin, bashkëshortin e saj, derisa ata po ecnin në tepihun e kuq, të veshur me veshje me ngjyrë të zezë.
Ata dukeshin më të bashkuar dhe më të dashuruar se kurrë më parë. Amber ishte pikërisht ajo që e kishte vjedhur vëmendjen gjatë kësaj anateme me fustanin e saj prej mëndafshit, duke ekspozuar linjën e saj të hatashme të trupit.
Aktorja nga filmi “Magic Mike XXL”, flokët e saj të verdhë i kishte rregulluar me stil, të ndara me kaçurrele të përsosura, që i kishte lëshuar në shpinë.
Një prekje e bronzuesit, buzëkuqi i butë pink dhe bizhuteritë prej argjendi kishin kompletuar dukjen e saj.
(Kosova Sot)