Bleu xhaketën 65 mijë dollarëshe të Michael Jackson, Kim Kardashian zbulon kujt ja dhuroi

  • 26 December 2019 - 11:25
Bleu xhaketën 65 mijë dollarëshe të Michael Jackson, Kim Kardashian zbulon kujt ja dhuroi

Pak muaj më parë u përhap lajmi se u shit në ankand xhaketa kadife që Michael Jackson veshi pranë Elizabeth Taylor. Kjo xhaketë kushtonte 65 mijë dollarë dhe nuk dihej kush ishte personi që e kishte blerë. Atë e kanë bërë të tyren Kim Kardashian dhe Kanye West për një arsye të veçantë. Ata ja kanë dhuruar vajzës së tyre 6-vjeçare, North, pasi ajo është një fanse e zjarrtë e rock-ut dhe e Michael Jakson.

“Unë dhe Kanye i dhuruam North-it për Krishtlindje këtë xhaketë. Ka qenë e Michael Jakscon që e veshi kur ishte pranë Elizabeth Taylor. North është një fanse e zjarrtë e Michael Jakson dhe ne e dinim që ajo do ta pëlqente këtë surprizë. Kështu e morëm në ankand dhe e blemë”, thotë Kim Kardashian.

(Kosova Sot Online)