Rita tejet seksi me ballinën e re për ditëlindje (Foto)

  • 26 November 2015 - 11:05
Rita tejet seksi me ballinën e re për ditëlindje (Foto)

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina Rita Ora sot feston ditëlindjen e saj të 25-të.

Për të bërë këtë festë më të veçantë për fansat e saj, ajo ka pozuar për ballinën e revistës ‘Wonderland’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E veshur me një bluzë të tejdukshme, bukuroshja bjonde vë në pah hiret e saj mahnitëse.

“Për të festuar me 7 milionë ndjekësit e mi të mrekullueshmëm dhe për ditëlindjen time, këtu keni ballinën e revistës Wonderland”, ka shkruar ylli botëror sipar fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, Rita ka nisur festimet për ditëlindje dje, derisa u pa duke darkuar me miqtë të saj, në mesin e të cilëve edhe piloti I Formula 1, Lewis Hamilton.

(Kosova Sot)

Image