Krejt terr (Foto)
Ajo nuk pati aspak frikë dhe aspak mungesë vetëbesimi gjatë “British Fashion Awards” në Londër, duke u shfaqur me një fustan të mahnitshëm.
Por, Rosie Huntington-Whiteley kësaj radhe kishte vendosur të jetë më mbuluar derisa po kthehej në motin më të ngrohtë në Los Anxhelos, Kaliforni, derisa modelja kishte arritur në aeroportin “LAX”, e veshur me një xhaketë solide, megjithëse dukej paksa e lodhur, pasi që edhe sytë i kishte fshehur prapa një palë syzeve të errëta të diellit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Megjithëse edhe qielli ishte errësuar, bukuroshja nuk po i hiqte syzet dhe i kishte dhuruar disa buzëqeshje për fotografët që po e prisnin.
Ylli nga filmi “Mad Max: Fury Road” po shkëlqente me xhaketën e saj të argjendtë, që ishte ngushtuar paksa në bel, duke theksuar linjat e saj. E dashura e aktorit britanik, Jason Statham, dizajnin e kishte kompletuar me një palë pantallona prej lëkure e dukjen e kishte përfunduar me një çantë të madhe, po ashtu të zezë, dhe një palë çizme të shkurtra.
(Kosova Sot)