Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy paraqiten me një klip (Foto/Video)

  • 07 February 2016 - 13:26
Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy paraqiten me një klip (Foto/Video)

Beyonce paraqitet me vajzën e saj me një dekolte mahnitëse, derisa vajza e saj me një fustan si një engjëll, paraqitet në klipin e saj befasues

Në vitin 2013, ajo ka mahnitur dhe kënaqur adhuruesit e saj me albumin e titulluar në emër të saj si dhe me videot e saj shoqëruese, transmeton gazeta Kosova Sot  Online.

Beyonce kishte edhe një fshehtësi nën mëngën e saj. Këngëtarja 34 vjeçe ka pushtuar internetin kur ka postuar një “single” befasues dhe videon muzikore për “Formation”, këtë të shtune. Klipi i saj i ri u duk të jetë një dhuratë derisa  vajza e Beyonce dhe Jay Z-së,  Blue Ivy, bëri një paraqitje speciale në të.

Bukuroshja katërvjeçe u duk engjëllore, e veshur me fustanin e gjatë me ngjyrë të bardhë derisa ajo po pozonte dhe këndonte me disa nga miqtë e saj.

Shumicën e kohës, Beyonce në video e ka kaluar e veshur me një kostum ku theksohej dekolteja e saj dhe linjat e saj vrasëse. Po ashtu kishte dhe një qafore delikate, që me lëvizjet e saj as ajo nuk po mund të “pozicionohej” në një vend. Flokët e saj brune ishin në të lidhura në një bishtalec të lëshuar, e flokët nga para të ndara në mes, derisa ishte theksuar grimi natyral me një shkëlqim të lehtë në buzë.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image