Dua Lipa sonte publikon këngën e re në BBC (Foto)

  • 08 February 2016 - 18:12
Dua Lipa sonte publikon këngën e re në BBC (Foto)

Këngëtarja kosovare e cila po ngritet në skenën botërore, Dua Lipa, ka paralajmëruar premieren e këngës së re.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se sonte në ora 19:00 do të jepet premiera botërore e këngës “Last Dance” në Radio BBC One.

Ndryshe Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj të fundit “Be the one”.