Kris Jenner, provokuese për revistën “Harper Bazaar” (Foto)

  • 08 February 2016 - 19:40
Kris Jenner, provokuese për revistën “Harper Bazaar” (Foto)
Një prej personazheve më të përfolua të showbizit Kris Jenner ka provokuar sërish në fotot e fundit që ka realizuar për revistën “Harper Bazaar”, ndërsa rrëfehet për të kaluarën dhe të tashmen e familjes së saj. 60 – vjeçarja ka treguar se vazhdon të jetë në formë, tek pozon në ambjentet e një cirku, bashkë me disa kllounë.
kris 5
Jenner ka folur për një sërë temash për të cilat familja Kardashian ka qenë në vëmendje kohët e fundit, që nga transformimi i ish- bashkëshorit të saj në një femër, ndarja e Kourtney dhe martesa e Kim me Kany West.

E akuzuar shpesh herë nga mediat botërore se ka shitur familjen e saj për para dhe për famë ajo mohoi ta kishte bërë këtë gjë.

kris 2

“Unë krijova një shfaqje në të cilën të ishte gjithë familja ime dhe ne ishim shumë të emocionuar që do punonim të gjithë bashkë”, – u shpreh Jenner.

kris 3

Duke iu referuar fjalëve  e ofendimeve që njerzit thoshin për të dhe familjen e saj, Kris deklaoi se ajo ndjen keqardhje për gjithë ata persona, që sipas saj  flasin keq sepse kanë zili..