Disa skena nga klipi i ri i Nora Istrefit (Foto)

  • 08 February 2016 - 23:16
Disa skena nga klipi i ri i Nora Istrefit (Foto)

Nora Istrefi do të vijë me projektin e saj më të ri.

Kënga e re e këngëtares do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar.

Gjersa ka xhiruar e veshur me një kostum të kuq që i vinte në pah një formë shumë të mirë trupore, e më pas me të zezë për skenën në të cilën kërcen një koreografi me balerinë, artistja është fotografuar nga anabel.

Kënga e re e Norës është ritmike, në zhanrin e pop-it ballkanik ndërsa teksti rrëfente një dashuri të humbur. ‘A e ke dit, a e ke dit sa t’kom dasht?’, thuhet në refren.

Ky videoklip që rikthen Norën pas një pauze në skenë. Videoklipi është realizuar nga produksioni “Max Production”.