Lawrence, e ëmbël në tepihun e kuq (Foto)
Ajo ka tentuar të fitojë çmimin kryesor në ‘Oscar’ në vitin 2013.
Por, Jennifer Lawrence dukej në formë të lartë derisa mori pjesë në drekën tashmë traditë, për dner të këtyre çmimeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ylli 23-vjeçar shkëlqeu me një komplet të zi, me dekolte të hapur, derisa në bel kishte një rrip të zi, që ia theksoi edhe më tepër format.
Bukuroshja bjonde dukej në humor të mirë teksa ka pozuar para kamerave në tepihun e kuq.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm rreth 150 artistë, shumica të nominur për këto çmime.
(Kosova Sot)