Prapaskena interesante nga xhirimet e klipit të Rihannas (Video)

  • 09 February 2016 - 12:18
Prapaskena interesante nga xhirimet e klipit të Rihannas (Video)

Këngëtarja amerikane Rihanna ka publikuar një video, në të cilën zbulon prapaskenat e këngës “Work”.

“Work”, që është në bashkëpunim me këngëtarin Drake, është pjesë e albumit të saj të fundit “Anti”, i cili cilësohet si një nga albumet më të mira në karrierën e saj, shkruan NME.

Në video shihet Rihanna duke u argëtuar me shoqërinë e saj në studio gjatë kohës së incizimit të këngës. Në video nuk paraqitet Drake.

(Kosova Sot)