Djali i mamit (Foto)
Elizabeth Hurley ishte shfaqur në “Lorraine”, në programin e mëngjesit për të biseduar rreth sezonit të fundit të “The Royals”. Me fytyrën e saj të bukur, bukuroshja 50 vjeçe ka thënë se atij, djalit të saj, i pëlqen të gjendet nëpër vendet ku ajo xhiron filmat.
Ajo po ashtu e pranon se edhe në sezonin e fundit ai ishte pranishëm me të gjatë gjithë verës dhe se kjo i kishte ndihmuar mjaft. 'Atij i pëlqen të jetë aty [në xhirime], transmeton gazeta Kosova Sot Online.
'Ne kemi bërë shumë xhirime gjatë gjithë verës së kaluar dhe dukej se kjo atij i pëlqente shumë, madje ndoshta më shumë sesa që më pëlqente mua', ka thënë ajo për djalin e saj, 13 vjeç.
'Kështu ai ma vë alarmin për çdo mëngjes, ai m’i zhvesh edhe rrobat, është aty pranë meje gjatë gjithë ditës'. Kur ajo ishte pyetur në emision nëse djali i saj do t’i përcjellë hapat e saj, Elizabeth ka thënë:
'Nuk e di nëse ai do të jetë një aktor në të ardhmen. Unë mendoj se do të jetë në shoubiz, ndoshta prapa kamerave, ai është kaq i mirë në këtë’.
(Kosova Sot)