E sofistikuar me fustan elegant
Julianne Moore është dukur e sofistikuar, e veshur me një fustan elegant në Londër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Julianne e ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në ndarjen e çmimeve ‘BAFTA’ vitin e shkuar, ndërsa tani ka arritur në Londër para ceremonisë së vitit 2016 për të parë se kush do ta pranojë kurorën këtë vit. Aktorja 55-vjeçare është dukur jashtëzakonisht elegante derisa ka shkuar në studiot e radios 2 të BBC-së, me një fustan nga materiali i leshtë dhe me këpucë me rripa. Ajo është dukur për mrekulli në fustanin që e theksonte figurën e saj.
Një çantë me rrip të gjatë qëndronte në ijën e saj me zinxhirë të artë dhe e ndarë në tri seksione. Flokët i kishte të lëshuar dhe me model të valëzuar.
(Kosova Sot)