Sëmundja po e shkatrron Angelina Jolien ajo ka vetëm 35 kg (Foto)

  • 28 April 2016 - 16:05
Sëmundja po e shkatrron Angelina Jolien ajo ka vetëm 35 kg (Foto)

“Anxhelina Joli peshon vetëm 35 kg”. Ky është alarmi i lëshuar nga “Radar Online”, që ka trembur fansat e aktores. Fotot e yllit të Hollivudit gjatë udhëtimit të saj në Londër kanë lënë pa fjalë shumë adhurues, të cilët pyesin nëse aktorja është sëmurë.

Bashkëshortja e Brad Pitt dhe mama e gjashtë fëmijëve është shfaqur shumë e dobët dhe e zbehtë në daljen e saj të fundit. nisur nga këto foto, nutricionistët kanë përllogaritur se ajo duhet të peshojë afërsisht 35 kg.

Në të shkuarën kanë qarkulluar shpesh zëra se Zholi kishte probleme anoreksie, por vetë aktorja nuk është shprehur kurrë për këtë fakt.

“Gjithmonë kam qenë e dobët dhe humbja e nënës ka qenë një goditje e fortë për mua”, i ka thënë ajo medias. Ndërsa në vitin 2013, Zholi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë, ndërsa në vitin 2015 kreu një ndërhyrje në vezore, si një masë parandaluese për kancerin.

(Kosova Sot)