Modelja shqiptare martohet në fshehtësi me djalin e ish-ambasadorit (Foto)

  • 28 April 2016 - 23:42
Modelja shqiptare martohet në fshehtësi me djalin e ish-ambasadorit (Foto)

 

modelja 2

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare Lola Luma i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me djalin e ish-ambasadorit shqiptar në Izrael.

Shkodrania qe jeton në SHBA prej vitesh është martuar në fshehtësi të plotë dhe mes të afërmve e familjarëve të saj në Amerikë, duke mos preferuar që dasma e tyre të realizohet ne Shqipëri, ashtu siç ishte menduar një vit më parë.

Luma për ditën më të veçantë të jetës së saj ka qenë e veshur shumë thjeshtë, por me mjaft fines dhe klas.

Modelja e suksesshme shqiptare për një kohë ka qenë imazhi i kompanisë së njohur “Jovani”, por ajo duket se nuk do ndalet me profesionin e saj edhe në të ardhmen, duke sfiluar për brand­e të ndryshme në Amerikë. Ajo ka sprovuar veten edhe në aktrim, duke luajtur rolin e Norës së Kelmedit.

(Kosova Sot)

modelja 1