Martohen këngëtari turk, ja kush është nusja (Foto)

  • 03 May 2016 - 10:12
Martohen këngëtari turk, ja kush është nusja (Foto)

Tarkan, ylli turk i muzikës pop,  është martuar me fansen e tij 13 vjet më të re, Pinar Dilek.

Zëdhënësit e këngëtarit kanë bërë të ditur se ceremonia e martesës është mbajtur në shtëpinë e 43-vjeçarit në Stamboll.

Ashtu si edhe këngëtari, edhe Dilek ka lindur në Gjermani, ndërsa para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre, ata ishin në lidhje për pesë vite.

Tarkan është një prej këngëtarëve më të njohur në Turqi, ndërsa ai është i njohur në gjithë Evropën.

(Kosova Sot)