E nxone(Foto+Video)

  • 04 May 2016 - 19:36
E nxone(Foto+Video)

Kate Upton zbulon se është fejuar me Justin Verlander-in Kate Upton ka bërë me dije se është fejuar me Justin Verlander derisa kishte treguar unazën e saj mahnitëse me gur diamanti, gjatë paraqitjes së saj në "Met Gala", të hënën mbrëma, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Bukuroshja, 23 vjeçe, e ka konfirmuar lajmin e lumtur për revistën "E", derisa kishte ecur nëpër tepihun e kuq, duke thënë: 'Unë me të vërtetë jam e mallëngjyer, ai më ka pyetur para se të fillonte sezoni, kështu që e kemi mbajtur fshehtas. Pra, jam kaq e lumtur që përfundimisht do të jem në gjendje që këtë lajm ta ndajë me pjesën tjetër të botës"! Kate dhe Justin - që së bashku e kanë dizajnuar unazën - janë së bashku për më shumë se tre vjet. Por, bukuroshja që ka skalitur ballinën e revistës "Sports Illustrated", ka insistuar se ata nuk do të lidhin menjëherë kurorë, duke shtuar se "po kënaqen me fejesën". Kate u duk shumë e bukur derisa po ecte në tepihun e kuq, me një fustan të argjendtë. Flokët e saj të verdha ishin me stil, në valëzim të vjetër Hollivudian, derisa ishte përcaktuar për grimi "smoky eye' dhe buzëkuqin pa shkëlqim, derisa edhe takat metalike ishin të kombinuara me një çantë dore.

(Kosova Sot)

 

Silver siren: Kate looked fabulous in her custom Topshop gown and old Hollywood inspired curls