Shtëpia që miliarderi rus do t’i jepte Naomi Campbell-it si dhuratë martese (Foto)

  • 04 May 2016 - 21:15
Shtëpia që miliarderi rus do t’i jepte Naomi Campbell-it si dhuratë martese (Foto)

Ajo ishte menduar të bëhej shtëpia e supermodeles Naomi Campbell. Kompleksi modern i përket miliarderit rus, Vladimir Doronin, dhe ndodhet në Barvikha, që njihet si "kodrat e pasura" të Rusisë.

Doronin e pati blerë truallin për të ndërtuar aty një shtëpi si dhuratë dasme për të dashurën e tij supermodele, për një çmim prej 25 milionë eurosh.

Kompleksi u konceptua nga arkitektja me famë botërore, Zaha Hadid, e cila u nda nga jeta pak javë më parë.

Banesa e papërfunduar ende tashmë vlen 160 milionë euro.

Doronin dhe Campbell nuk u bashkuan kurrë në altar, pasi u ndanë në vitin 2013.

(Kosova Sot)