Brad Pitt po e tradhton Angelina Jolie me kolegen e tij? (Foto)

  • 04 May 2016 - 23:50
Brad Pitt po e tradhton Angelina Jolie me kolegen e tij? (Foto)

Martesa e Brad Pitt me Angelina Jolie, mund të jetë në krizë, kjo pasi që Pitt mund ta ketë tradhtuar aktoren.

Kanë lindur thashethemet që 52 vjeçari ka filluar të afrohet së bashku me Marion Cotillard gjatë filmimit të ‘Five Seconds of Silence’ në Angli.

Pavarësisht që Pitt është i martuar me njërën prej grave më të bukura të botës, ai prapë nuk ka arritur që t’i rezistojë bukurisë së koleges së tij.

“Pa dyshim që diçka ka lindur në mes të Brad dhe Marion. Ka një kimi në mes tyre e shumë kolegë të tyre besojnë se ata kanë diçka”, ka thënë një burim i Star.

Kjo gjë mund t’i paraqet shumë telashe çiftit që në botën e showbizit njihen si Brangelina.

Por kjo është karma, pasi që Brad Pitt në kohën kur ishte i martuar me Jennifer Aniston kishte filluar lidhjen me Angelina Jolie në setin e xhirimit të “Mr and Mrs Smith”, e si duket tani historia po përsëritet!

(Kosova Sot)