Janet Jackson, shtatzënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare (Foto)

  • 05 May 2016 - 17:18
Janet Jackson, shtatzënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare (Foto)

Mediat amerikane kanë publikuar lajmin se këngëtarja e njohur Janet Jackson është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, vetëm dy javë përpara se ajo të mbushë 50-vjeç.

Lajmi për shtatzëninë e mundshme të saj, nisi të qarkullojë kur ajo anuloi turneun e saj muajin e kaluar.

Në faqen e saj zyrtare, më datën 6 Prill, Janet shkroi: “Bashkëshorti im dhe unë po planifikojmë familjen tonë, për këtë arsye më duhet që të shtyjë turneun tim”.

“Më duhet të pushoj është urdhër i mjekëve, por unë nuk ju kam harruar dhe do të rifilloj turneun tim sa më shpjet të jetë e mundur”, shkruan Jackson.

Mediat rozë amerikane, shkruajnë se edhe kënga e saj e fundit “Dammn Baby”,  i dedikohet pikërisht këtij ndryshimi të të ri në jetën e saj personale.

Por pavarësisht zërave, lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Jackson, e cila u martua në mënyrë sekrete në vitin 2012, me bashkëshortin e saj Wissam Al Mana.

Janet Jackson

(Kosova Sot)