Këngëtari italian shtrohet me urgjencë në spital, dyshime për abuzim me alkoolin

  • 05 May 2016 - 22:01
Këngëtari italian shtrohet me urgjencë në spital, dyshime për abuzim me alkoolin

Këngëtari italian, disa prej këngëve të të cilit pëlqehen shumë edhe në Shqipëri, është shtruar me urgjencë në spital pasditen e sotme. Gianluca Grignani është dërguar në spital me dyshimin për një intoksikacion të shkaktuar nga konsumimi i alkoolit.

Urgjenca është lajmëruar nga familjarët, të cilët e kanë gjetur në gjendje të acaruar. Për këtë arsye është thirrur edhe policia, raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, stafi i këngëtarit ka njoftuar se një gjendje e tillë ka ardhur për shkak të krize paniku.

“Gianluca Grignani ka qenë viktimë e një krize paniku. Ai ka përjetuar një gjendje stresi për shkak të diskut të radhës, që pritet të publikohet nesër”, kanë bërë të ditur ata.

(Kosova Sot)