Britney Spears ka një mesazh prekës për djemtë e saj (Foto)

  • 06 May 2016 - 10:51
Britney Spears ka një mesazh prekës për djemtë e saj (Foto)

Pak ditë para Ditës së Nënës në Amerikë, Britney Spears ka shkruar një letër prekëse për djemtë e saj. Festa e nënës është më 8 maj.

Sipas medieve ndërkombëtare, këngëtarja u ka shkruar një letër djemve Sean Preston, 10 vjeç dhe Jayden James, 9 vjeç si pjesë e “Letters From Mom” për revistën “Time”.

Në letrën e saj, Britney shkruan: “Jayden dhe Preston, ju jeni kryevepra ime. Që nga dita që pash sytë tuaj të çmuar, besova në mrekullitë e botës. Zoti më ka dhuruar një dhuratë të mrekullueshme, duke zbuluar bukurinë e botës tuaj çdo ditë. Lutem si nënë që forca dhe pasioni të jenë shoqëruesit tuaj në betejat që do të përballeni. Shumicën e betejave do ta fitoni me forcën tuaj. Lutem që të realizoni ëndrrat tuaja”.

“Zoti gjithmonë vjen pranë nesh duke na pëshpëritur diçka të vogël. Lutem që ju gjithmonë ta kupton pëshpërimën e tij dhe të kuptoni zërin që fshihet brenda jush. Gjithmonë besoni në veten tuaj dhe mos harroni se çdo gjë është e mundur”, vijon letra e këngëtares.

“Shpresoj të mësoni si t’i luteni Zotit në momentin që ndiheni vetëm dhe të kuptoni që ju kurrë nuk jeni vetëm, Ai është gjithmonë aty me ju. Lutem që buzëqeshja dhe dashuria t’iu shoqërojë në çdo hap të jetës”, përfund Britney letrën.

 

No homework! Best day ever!

A photo posted by Britney Spears (@britneyspears) on

(Kosova Sot)