Babi

  • 22 August 2015 - 11:05
Babi

Malli më ka marë ,

Për ty babi im,

Zemra po më digjet,

Dukem si jetim.

 

Kur do vish o babi,

Nga mërgimi shuar,

Mbi bordurë të rrugës,

Loti me ka kulluar.

 

Mami më thërret,

Dhe me bletë si klloçka,

Prapë unë rri e pres,

Sytë i mbaj nga porta.

 

Më mungon aroma,

Për ty babi im,

Kur më ledhatoje

Mbi prerë flija gjumë.

 

Në ëndërr me fluturat,

Livadhe pa fund,

Po kur zgjohem babai,

Nuk të gjej askund.

 

Malli më shkrumboj,

Shkova në telefon,

Loti pika, pika,

Numrin realizoi.

 

Kur të dëgjoj zërin,

Zemra më gufon ,

Lot i nga syri,

Mamit si çurga i pikon.

 

Hajde babi, hajde,

Lëre pasurinë,

Ktheu ti në Mëmëdhe

Të mos kem më mallëngjim.

 

Ah i shtrenjti babi,

O ylli polar,

Për një jetë të mirë,

Mërgimin ka marrë.

 

Ah moj bija ime,

Po digjem nga malli i varfër te rinia

Vetëm ty të shihja.

Lirim Bungu, kl. 5, Sh. F. “Dëshmorët e Kosharës “, Koshare