Flutura

  • 10 September 2018 - 19:55
Flutura


Mbi krahët e tua
dua të mbij
ta shoh botën
edhe nga ky sy.


Unë si fëmijë
shumë dëshirë kam
që të jem një flutur
me ngjyra shumë.


Shokët më thonë
të kotë, e ke idenë
unë insistoj
si flutur dua të jem.

Shkruan:Armend Preteni