Kolosi historik, Zekeria Cana

  • 12 October 2015 - 10:07
Kolosi historik, Zekeria Cana

Atdhetar i kombit shqiptar

Autor i veprave historike,

Ishte kundër pushtetit serb

Për shkëputjen e trojeve etnike.

 

Veprimtaria e tij atdhetare

Afirmoi historiografinë kombëtare,

Ky është historiani ynë, Zekeria Cana.

Figurë e ndritshme shqiptare.

 

Kryevepra e tij jetësore

Është thesari i çmuar i historisë,

Veprimtaria e tij kombëtare

I dha vlera pavarësisë.

 

Profesor, Zekeria Cana

Ishte një historian i madh shqiptar,

Ka shkruar vepra shkencore, historike

Ky pedagog i madh kombëtar.

 

Ermira Kryeziu, sh.f. “Pavarësia”, Prishtinë