28 Nëntori

  • 21 November 2015 - 19:46
28 Nëntori

Dita e pavarësisë

Kjo ditë e nderuar,

 Në kombin shqiptar

Pritet e gëzuar

 

Me shumë mundime

 E shpallën pavarësinë,

 Që shqiptarët sot

Ta festojnë lirinë .

 

 Sa gjaku është derdhur

Sa trima kanë shkuar,

Vetëm që ne sot

 Të jemi të shpëtuar .

 

E qëndisi flamurin

E dashura Marigona ,

Sot me shumë lavdërime

 Themi është e jona.

 

 Flamuri i kuq

Shqiponja me dy krerë,

Kur bëhen së bashku

Kanë të njëjtën vlerë .

 

Që nga ajo ditë

Kjo festë e shpëtimit,

Do të mbetet çdo here

 Ditë e kujtimit.

 

 Unë jam krenare

 Jetoj me një shpresë,

Fitorja e Shqipërisë

 Kurrë nuk do të vdes.

 

Dafina Ademi , kl : 8/3 .Shkolla : Pavarësia – Prishtinë

 

.