3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë partnerin kur dehen

  • 12 July 2018 - 16:27
3 shenjat e horoskopit që tradhtojnë partnerin kur dehen

Shenjat e horoskopit mesa duket ndikojnë edhe në mënyrën si reagojnë njerëzit kur janë të dehur.

Luani

Një luan i dehur ka mundësinë më të mirë për të treguar se është më i miri, ose bosi.

Ata dinë si të argëtohen, por bëhet i padurueshëm nëse zemërohet kur është i dehur. Nëse nuk ndihet mirë shpirtërisht, bëni mirë t’ia hiqni pijen nga dora dhe ta shpërqendroni me diçka tjetër. Sipas intv.al nëse një luan nuk po kënaqet, ka mundësi edhe të shkatërrojë festën në të cilën ndodhet.

Akrepi

Nëse një akrep ndihet i dehur, do flirtojë me dikë që kurrë nuk do ta shohë përsëri. Kur një akrep është në këtë gjendje shanset janë shumë të larta që të përfundojë në shtrat me dikë të panjohur. Këshillohet t’i qëndroni pranë dhe ta pengoni.

Ujori

Nëse jeni një ujor, atëherë e dini rëndësinë e ndershmërisë në miqësi dhe marrëdhënie. Për fat të keq, nëse një ujor dehet do flasë shumë dhe derisa t’iu bindë se ajo që po ju thotë është për të mirën tuaj. Gjatë mbrëmjes mund t’iu kritikojë për mënyrën si jeni veshur, ose t’iu vë në pah se mashkulli që po flirtoni në të vërtetë nuk është edhe aq i mirë.

(Kosova Sot)