Del horoskopi i muajit dhjetor, Meri tregon kush janë shenjat që s’do të kenë fare fat

  • 03 December 2018 - 22:00
Del horoskopi i muajit dhjetor, Meri tregon kush janë shenjat që s’do të kenë fare fat

Dhjetori është shumë i dashur për të gjithë pasi është një ndër muajt më festivë të vitit. Dhe në këtë fillim muaji ashtu siç është bërë traditë tashmë, astrologia Meri Shehu zbulon në emisionin “Rudina” në Tv Klan parashikimin e yjeve për secilën nga shenjat e horoskopit.

Meri Shehu renditi shenjat e horoskopit nga ajo më me fat, deri tek ato me më pak fat për muajin Dhjetor. 

“Dhjetori ka nota shumë optimiste, për mos harrojmë që edhe ky muaj edhe 2019 kanë një ngërç të vogël sepse Jupiteri bën një katërkëndësh me Neptunin që do të thotë se ne do të përparojmë, por duhet të ndalemi gjithmonë për të mos kapërcyer kufijtë e ëndrave tona. Duhet të kemi kujdes nga optimizmi mbi normalen. Vetëm kjo do të jetë pika e dobët”, tha Shehu në mënyrë të përgjithshme për muajin Dhjetor.

Renditja e shenjave nga më me pak fat deri tek shenjat më me fat që parashikohen për muajin Dhjetor:

12-Virgjëresha, vështirësia do të qëndrojë deri në dhjetëditëshin e parë të Dhjetorit sepse kemi një hënë të re në Shigjetar që i gjen të papërgatitur. Dhe ata virgjëreshë që duan të bëjnë një ndryshim shtëpie, pune apo vendi, duhet të jenë më të rezervuar dhe ta studiojnë më mirë situatën. Duhet të jenë më të qartë përpara se të marrin vendime.

11-Binjakët preken direkt nga hëna e re në Shigjetar. Raportet do të ndryshojnë në mënyrë të paqartë për Binjakët dhe nuk do të dinë më pozicionin e tyre. Vendimet që ata do marin nuk do të kenë shumë rëndësi, do t’iu ikë kontrolli.

10-Dashi ka një moment të mirë informacioni dhe strategjie. Do jenë në lëvizje, por asnjë nga strategjitë e tyre nuk do të japë rezultat. Problemet ekonomike do të rikthehen në jetën e tyre. Ky muaj do të jetë muaj ndryshimesh të rëndësishme familjare për ta.

9-Gaforrja, përditshmëria e tyre do të jetë pak e lodhshme. Do të kenë një të papritur të re në lidhje me punën rreth datës 10-15 Dhjetor. Mund të kenë ndryshim pune, eprori apo bashkëpunëtorësh dhe shumë Gaforre nuk do ta ndjejnë veten në ambientin e tyre. Do ndihen disi të lodhur. Duhet të bëjnë kujdes edhe me shëndetin. Pas datës 20 do kemi një hënë të plotë në shenjën e tyre dhe ata do të jenë gjithë emocion, do duan përkrahje, dashuri dhe afrimitet. Por do të ndodhë edhe diçka që i jep fund një lidhje të rëndësishme, karriere dhe ky fund duhet pranuar nga gaforret për t’i dhënë vetes mundësinë për një fillim të ri.

8-Luani, presupozohet të jetë në një muaj shumë të mirë dhe në një vit shumë të mirë po ashtu. Një e papritur që do të ndodhë në jetën e tyre erotike do t’iu lëkundë pak sigurinë dhe besueshmërinë. Mund të kenë një thashethem në lidhje me partnerin apo partneren, ndonjë problem me artin e tyre ose një mjegullnajë me njërëzit e tyre të dashur. Por kjo do të jetë deri në mes të Dhjetorit dhe pastaj gjërat do të çlirohen.

7-Demi do të ndikohet nga hëna e plotë në Gaforre dhe do të kenë qetësim përsa i përket psikologjisë së tyre dhe punëve apo çështjeve ekonomike. Do të hapen mundësitë dhe shancet për ta dhe do të bëhen ndryshime të mira.

6-Peshqit kanë një lëvizje shumë të rëndësishme me punën dhe karrierën. Do marrin një publicitet më të fryrë se sa duhet dhe duhet të dinë ta mbajnë sepse mund të kemi një rënie drastike. Nëse do munden ta mbajnë ata do të ngihen në pozicionet e tyre në karrierë. Edhe në jetën personale do të kenë lajme të mira.

5-Ujori do të ketë një periudhë me veprimtari. Nuk duhet të ngatërrojnë shoqërinë me dashurinë. Nuk duhet t’iu besojnë premtimeve të mëdha më shumë se sa duhet për kohën. Nëse i marrin gjërat në mënyrë të ekujlibruar do kalojnë shumë mirë me shoqërinë dhe dashurine e tyre.

4-Akrepi është në këtë pozicion sepse do dijë se çfarë të bëjë, por mund të tejkalojnë shpenzimet dhe të bien pre e ndonjë kurthi dhe mund të mos jenë të kënaqur. Do kenë afrimitete por jo stabilitet të madh.

3-Peshorja vazhdon të jetë në pozicion të mirë. Do marrin lajme të mira në Familjen dhe jetën personale.

2-Shigjetari janë lodhur me Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre. Do të hapen rrugët për ta. Jupiteri në shenjën e tyre do bëjë të mundur realizimin e shumë ëndrave për ta. Do marrin para dhe do qartësohen paqartësitë ekonomike për ta.

1-Bricjapi përkon me hënën e plotë në Gaforre dhe do të drejtohen drejt familjes dhe do rregullojnë ekujlibrat. Do jenë pak të keqkuptuar deri në datën 7. Duhet të kenë kujdes nga disa prapaskena të vogla që kanë të bëjnë me ligjin por pas datës 20 për ta do të hapet një dritare e rëndësishme. Do t’iu realizohen planet.

 

(Kosova Sot)