Çfarë nuk duhet të bëni në lidhjen tuaj sipas shenjës së zodiakut

  • 25 December 2018 - 16:20
Çfarë nuk duhet të bëni në lidhjen tuaj sipas shenjës së zodiakut

Pa marrë parasysh a duam ta pranojmë apo jo, përfundimisht ka pjesë që karakterit tonë dhe personalitetit që na dallon në mënyra të ngjashme në secilën lidhje që kemi. Ja çfarë duhet të ndaloni të bëni në lidhjen tuaj sipas shenjës së Zodiakut.

DASHI Duhet të ndaloni të vetangazhoheni në sjelljet destruktive që secilën lidhje e shndërron në toksike. Ju meritoni dashuri dhe lumturi, edhe nëse truri juaj tenton t'ju thotë të kundërtën.

DEMI Duhet të ndaloni së luajturi në të sigurt. Ju mund të përjetoni shumë më shumë lumturi në lidhjen tuaj nëse keni vullnet të merrni rreziqe tani dhe atëherë.

BINJAKËT Ju jeni paksa shumë flirtuese për të mirën tuaj. Ajo që duhet të bëni më shumë se gjithçka është të ndaloni së udhëhequri njerëzit dhe t'i braktisni kur mërziteni. Sjell reputacion të keq.

GAFORRJA Ju duhet të ndaloni të jeni kaq pasivë në lidhjet tuaja. Mos keni frikë të merrni pak nga kontrolli dhe të kërkoni standarde më të mira.

LUANI Duhet të mos keni frikë për të pasur lidhje të thella emocionale. Jeni rehat me anën fizike të gjërave, por se gjithmonë duhet të ketë një pikë ndalese në termin e intimitetit emocional.

VIRGJËRESHA Jeni një figurë e vërtetë amënore, për nga natyra kujdesëse dhe kuptuese, që për fat të keq tërheq meshkuj që ende kanë nevojë për kujdes dhe nënë.

PESHORJA Duhet të ndaloni të mos dashuroheni në secilin person që tregon pak interes për juve. Jo se keni standarde të ulëta, por vetëm se duhet të jeni më selektive me besimin tënd.

AKREPI Duhet të jeni më pak nazelie për tipat e djemve për të cilët përcaktoheni. Nuk keni pasur shumë sukses, kështu që përse nuk zgjeroni horizontin tuaj?

SHIGJETARI Duhet të ndaloni me tendencën për të jetuar në të kaluarën dhe të merreni me gjërat nga lidhjet e kaluara. Nuk kanë asgjë të bëjnë me aktualen derisa ta bëni vetë ju hapin.

BRICJAPI Ju duhet të ndaloni të mos përkujdeseni rreth asaj se çfarë flasin të tjerët për ty dhe lidhjen tënde. E vetmja që duhet të ketë rëndësi është nëse ju jeni apo nuk jeni vërtet të lumtur.

UJORI Ju duhet të ndaloni së prituri që partneri t'ju trajtojë si një princeshë. Lidhjet janë një partneritet i përbashkët që kërkon punë të barabartë, jo të prisni në të gatshme.

PESHQIT Mos u bëni shumë vetjake, por kushtoni kujdes edhe ndjenjave të personit tjetër. Mos tentoni t'ia impononi dashurinë tuaj dikujt tjetër. 

 

(Kosova Sot)