Si ta harroni ish të dashurin tuaj, sipas shenjës tuaj të zodiakut

  • 15 January 2019 - 17:13
Si ta harroni ish të dashurin tuaj, sipas shenjës tuaj të zodiakut

Përpos që jeni me fat dhe që në herën e parë keni gjetur dashurinë e jetës, atëherë me gjasë do të keni një apo dy ish të dashur. Ndarja me dikë kurrë nuk është e lehtë. Një nga gjërat më interesante për qeniet njerëzore është se të gjithë kemi mekanizma ndryshe për t'u marrë me dramën e ndarjes. Ja si ta kaloni dhimbjen për ish-in sipas shenjës së Zodiakut.

 

DASHI

Image

 

Duhet të arrini në përfundim me termin se ai ishte shumë i dhënë pas vetes së tij sa që ju kurrë nuk ishit prioritet i tij, pa marrë parasysh se çfarë keni bërë për të. Nuk ishte faji yt.

DEMI

Image

 

Vetëm shfrytëzoni përparësinë e faktit se tani jeni në gjendje të bëni çfarë të dëshironi. Këtë nuk e keni ditur deri më tani, sepse gjithmonë keni qenë nën kontroll.

BINJAKËT

Image

 

Gjithmonë kishte diçka në mendjen tuaj se nuk dëshironi të jetoni në një lidhje konvencionale. Tani kur jeni beqare mund të filloni ta tejkaloni duke u shpërndarë në horizont dhe duke kërkuar diçka ndryshe.

GAFORRJA

Image

 

Vetëm mendoni për të gjitha kohërat se si ju ka trajtuar si një terapist personal e jo si partner. Ju meritoni të trajtoheni më shumë sesa një lundër për të hequr frustrimet e dikujt tjetër.

LUANI

Image

 

Kujtoni se si ju ka injoruar gjatë gjithë kohës dhe shfaqni më shumë dashuri për veten tuaj, duke e ditur se meritoni më shumë vëmendje në termat e interesave të partnerit.

VIRGJËRESHA

Image

 

Rizbuloni anën tuaj zbavitëse dhe filloni të jetoni jetën tuaj shoqërore përsëri. Ish i dashuri juaj vërtet ishte një njeri që nuk lëshonte pe kur bëhej fjalë për t'ju lënë të dilni nga shtëpia.

PESHORJA

Image

 

Vetëm ndaloni për një sekondë të kujtoni se sa ngushtë ai ishte me financat. Kur ishte koha e fundit kur ju ka dhuruar diçka nëse nuk ishte ndonjë ditëlindje apo dhuratë për pushime?

AKREPI

Image

 

Fundi i lidhjes ishte shumë shkatërrues dhe pothuajse mbytës, kështu që merrni kohë për t'u kënaqur me faktin se jeni e lirë, pa peshën e stresit.

SHIGJETARI

Image

 

Tani e shihni se jeni jashtë lidhjes, por se ai ishte shumë i hatashëm në sensin e tij të humorit. Tejkalojeni këtë gjendje duke kaluar kohë me shoqërinë dhe të tjerët.

BRICJAPI

Image

 

Kaloni më shumë kohë të cilët në fakt janë të interesuar për mendjen tuaj, e jo sikurse ish i dashuri juaj që ishte i interesuar vetëm në dukjen tënde.

UJORI

Image

 

Ktheju nivelit tënd të inteligjencës, sepse ajo që e kuptoni tani është se ai po ju tërhiqte zvarrë gjatë gjithë lidhjes dhe kohës sa ishit së bashku.

PESHQIT

Image

 

Ai me gjasë do të tentojë t'ju kthehet, por se ju duhet të jeni e fortë dhe ta bllokoni nga të gjitha aplikacionet, sepse shpejt do ta kuptoni se më mirë është pa të sesa me të.

(Kosova Sot)