Horoskopi dhe gjuha e trupit

  • 16 January 2019 - 16:57
Horoskopi dhe gjuha e trupit

Akrepi nuk di si ta fshehë zemërimin, derisa Virgjëresha ka shumë pak gjeste Gjuha e trupit shpesh është më e sinqertë sesa ajo e folur. Ja edhe disa dëshmi.

SHENJAT E ZJARRTA: DASHI, LUANI, SHIGJETARI

Dashi ka qasje të sigurt, të vendosur, me lëvizje të shkathëta, duke e shikuar bashkëbiseduesin në sy dhe duke e ndërprerë pa kërkuar falje. Gjithmonë dalin para të tjerëve. Luani dëshiron që të tjerët ta konsiderojnë të ngritur dhe autoritet. Janë besëtytë, por kanë një ndjenjë të përkryer për të bukurën, për çka edhe përkujdesen fort për trupin e tyre. Edhe Shigjetarët mund të jenë tepër të bukur, meqë kanë qëndrim të drejtë, kanë vetëbesim dhe janë të shkujdesur. Janë të prirë ndaj dashurisë në shikim të parë. Kanë instinkt gati kafshëror.

SHENJAT E TOKËS: DEMI, VIRGJËRESHA, BRICJAPI

Gjuha e fytyrës së Demit është formë e përkryer e gjuhës së trupit. Me anë të lëvizjeve dhe gjesteve shprehin sensualitetin dhe anën erotike. Gjestet dhe mimika e Virgjëreshës është minimale, por ajo pak që shihet, flet shumë. Sa më të suksesshëm që janë, më stabilë janë në aspektin emocional, gjë që shoqërohet me lëvizje më të sigurta. Bricjapi ka lëvizje me stërvitje ushtarake. Por, nëse shikohet me kujdes, ai e ndryshon sjelljen kur të paraqitet dikush që i pëlqen. Me atë rast përqendrimi i tij dobësohet dhe kërkon nga bashkëbiseduesi që të përsëritë fjalët.

SHENJAT AJRORE: BINJAKËT, PESHORJA, UJORI

Në bazë të gjuhës së trupit, Binjakët janë ndër shenjat më llafazane. Janë kureshtarë dhe të gëzuar. Flasin me duar sikur ekspertë të pantomimës. Kanë nevojë që vazhdimisht të mbajnë diçka në duar. Femrat e Peshores janë joshëse, por nuk bartin porosi vulgare. Edhe meshkujt bëjnë me dije se kanë vërejtur femrat që kalojnë afër tyre. Pjesëtarët e kësaj shenje duan t'iu pëlqejnë të tjerëve. Gjakftohtësia e mashkullit të shenjës Ujor është rezultat i aftësisë së dikurshme të shprehjes së mendimeve dhe ndjenjave me gjeste të bujshme. Femra e kësaj shenje rrezaton me qetësi dhe tolerancë, si kontrast të sjelljes rebele në rini.

SHENJAT E UJIT: GAFORRJA, AKREPI, PESHQIT

Pjesëtaret femra të shenjës së Gaforres sensualitetin e shprehin me ndryshimin e tonit të të folurit, derisa meshkujt e bëjnë këtë me shtrëngim të fortë të dorës, me shikim të zgjatur dhe me dridhje të papërmbajtura në momentet kritike. Gjuha e trupit e Akrepit është direkte, por megjithatë misterioze. Mund të thuhet se vret me shikim. Aspekti dinamik dhe i hapur i qasjes së të tjerëve ndaj Peshqve kanë lidhje direkte me paaftësinë që të qëndrojnë statikë, edhe kur për këtë iu jepet shansi. Mungesa e sigurisë dhe nevoja për shpirtin binjak i detyron Peshqit që të bisedojnë edhe me persona krejt të panjohur. 

 

(Kosova Sot)