Ja zgjidhjet më të mira për problemet e secilës shenjë të horoskopit

  • 16 January 2019 - 17:27
Ja zgjidhjet më të mira për problemet e secilës shenjë të horoskopit

DASHI

Image

 

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi është ambicioz dhe ka shpirt të fortë garues. Për shkak të shikimit të tyre real ndaj botës, pjesëtarët e kësaj shenje bazohen te sytë, truri dhe koka, për çka shpesh janë të prirë që të kenë dhembje të kokës. Vaji eterik i mentës qetëson dhe relakson këtë shenjë të tendosur, duke ia larguar stresin.

DEMI

Image

 

Demat janë miq besnikë dhe të besueshëm, por edhe familjarë të mirë. Me këta persona stabilë dhe praktikë udhëheq qafa dhe fyti, për çka edhe kjo pjesë e trupit më së shpeshti u dhemb. Vaji eterik i eukaliptit ka ndikim pozitiv në këto pjesë të trupit, duke relaksuar muskujt dhe rrugët e frymëmarrjes.

BINJAKËT

Image

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë komunikativë dhe kanë zgjidhje për të gjitha problemet. Pjesa kryesore e trupit e kësaj shenje të ndjeshme janë supet, duart dhe mushkëritë, prandaj pjesëtarët e saj kanë shpesh probleme dhe dhembje në muskujt e supeve dhe shpinës. Vaji eterik i bergamotit ka veprim antibakterial dhe është zgjidhje adekuate për këtë shenjë plot jetë.

GAFORRJA

Image

 

Kjo shenjë e butë, por e paparashikueshme, megjithatë është e besueshme. Meqë pjesëtarët e kësaj shenje udhëhiqen nga ndjenjat, atëherë pjesa kryesore e trupit është barku dhe kafazi i kraharorit, për çka shpesh kanë probleme me tretje, thartirë dhe mbajtje të sasive të tepërta të ujit në organizëm. Vaji eterik i kamomilit qetëson lukthin dhe zvogëlon inflamacionin, prandaj preferohet më së shumti për këtë shenjë.

LUANI

Image

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë dominues, por edhe shumë kreativë dhe argëtues. Kanë vetëbesim të lartë dhe presin besnikëri nga të tjerët. Për këtë shkak, me ta udhëheqin shpina dhe zemra, ku edhe kanë problemet më të mëdha. Vaji eterik i trëndafilit, për shkak të veprimit qetësues, ndikon edhe në sistemin e gjakut, duke e përmirësuar qarkullimin.

VIRGJËRESHA

Image

 

Virgjëreshat janë persona shumë inteligjentë, që të gjitha detyrat i zgjidhin në mënyrë praktike. Edhe pse këta persona janë të vyeshëm dhe mirë të organizuar, ata më së shumti dobi kanë nga përgjegjësia e tyre. Pjesa kryesore e trupit të tyre janë sinuset, por edhe zorrët, prandaj ata janë të prirë për alergji, ftohje, nervozë dhe kapsllëk. Vaji eterik i temjanit qetëson problemet me tretje, por edhe me frymëmarrje.

PESHORJA

Image

 

Kjo shenjë specifike karakterizohet nga një karizmë e madhe. Për shkak të qasjes shpesh miqësore të pjesëtarëve të kësaj shenje, ata sillen si diplomatë të vërtetë. Për këtë shkak, me ta udhëheqin veshkat, pjesa e poshtme e shpinës dhe vezoret, për çka më së shumti kanë problem me inflamacione, dhembje të shpinës, por edhe me gur në veshka. Vaji eterik i bimës Geranimus është më adekuati, meqë vepron kundër stresit dhe inflamacioneve, por po ashtu stabilizon edhe hormonet.

AKREPI

Image

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë intuitivë dhe paksa misteriozë. Megjithatë, kjo është shenja më e vendosur e zodiakut dhe miku më i mirë. Organet kryesore te ta janë mukoza dhe organet riprodhuese, për çka mund të paraqiten probleme gjenitale, temperatura e lartë dhe shumë infeksione. Vaji eterik i jaseminit ka veprim antibakterial, por ofron ndihmë edhe te PMS dhe menopauza.

SHIGJETARI

Image

 

Kjo shenjë aventuriere është shumë e pavarur, por edhe argëtuese. Pjesëtarët e saj janë komunikativë dhe inteligjentë, aspak të mërzitshëm. Megjithatë, ata mund të kenë probleme me mëlçi, ije dhe supe, si dhe me shiatik. Po ashtu, ata janë të prirë për stres. Vaji eterik i pemës së çajit mund ta mbrojë këtë shenjë nga infeksionet dhe viruset, si dhe shëron sëmundjet e lëkurës.

BRICJAPI

Image

 

Kjo është shenja më ambicioze, megjithatë pjesëtarët e saj janë besnikë dhe miq të mirë, që gjithmonë ju disponojnë. Janë praktikë dhe të suksesshëm. Me ta udhëheqin eshtrat, nyjat, lëkura dhe dhëmbët, prandaj edhe kanë probleme me artrit, eshtra të butë, por edhe me irritime të lëkurës. Vaji eterik i drurit të sandalit shëron sëmundjet e lëkurës, por qetëson edhe dhembjet.

UJORI

Image

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër të pavarur. Kreativiteti dhe origjinaliteti i tyre nxisin edhe personat përreth. Vëmendjen më të madhe në trupin e tyre e meritojnë nyjat, pjesët e nëngjurit dhe sistemi i gjakut, prandaj ata vuajnë nga venat e zgjeruara, qarkullimi i keq, por edhe nga ndrydhjet dhe ngërçet. Neroli, vaji eterik i cili përfitohet nga lulja e portokallit të hidhur ka ndikim pozitiv në qarkullim dhe vena, por e largon edhe stresin dhe depresionin.

PESHQIT

Image

 

Peshqit janë shumë persona të ndjeshëm dhe të butë. Kanë një intuitë dhe një sens të mirë për art, ku vjen në shprehje imagjinata e tyre. Peshqit kanë shpesh probleme me sistemin limfatik, mëlçi, trashje të lëkurës dhe akne. Vaji eterik i kedrit ka ndikim pozitiv te djegiet, e përshpejton metabolizmin dhe pengon mbajtjen e ujit të tepërt në organizëm, prandaj preferohet.

 

(Kosova Sot)