RISIA "TOYOTA YARIS GRMN 2018" (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
RISIA "TOYOTA YARIS GRMN 2018" (Foto)

RISIA "TOYOTA YARIS GRMN 2018" (Foto)

"Toyota" kurrë nuk ka qenë më e përkushtuar në idenë e përgatitjes së një veturës si kjo. Por, ky edicion i ri i kufizuar, që kushton 29,544 euro, me 209 kuaj fuqi, i quajtur "Toyota Yaris GRMN" është përjashtimi i këtij rregullit. Dhe, ka një arsye të thjeshtë përse. Modeli "Yaris GRMN" është në mënyrë efektive një pararendës për brendin krejt të ri të "Toyota"-ve të shpejta, të gjitha me shenjën dalluese "GR", që ngrihet për "Gazoo Racing". Do të ketë vetëm 600 njësi të "Yaris GRMNs", që të gjitha prej tyre me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe dhe që të gjitha do të ndërtohen në Francë te "Toyota's Motor Manufacturing". Për Evropën do të prodhohen 400 njësi, rreth 100 prej tyre do të shkojnë në tregun e Mbretërisë e Bashkuar. Dhe, 200 të tjera do të shkojnë në Japoni, derisa do të prodhohen edhe disa njësi të veçanta me timonin në anën e majtë për disa tregje më unike. Fuqia vjen një motor 1.8-litra me katër cilindra, që përfshihet në trupin e "Lotus Elise". Fuqia maksimale është 209 kuaj fuqi derisa pesha do të jetë vetëm 1,135 kilogramë. Është veturë e shpejtë, derisa në "Toyota" pohon se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për 6.4 sekonda derisa shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është e kufizuar në 230 kilometra në orë. Motori është i pajisur me transmision me gjashtë shpejtësi. Në mënyrë vizuale vetura shkëlqen, jo vetëm nga ngjyra e bardhë dhe e kuqe, por nga pjesa e pasme dhe e parme më agresive. Enterieri përfshin ulëse të mëdha nga përpara. Në lëvizje po ashtu "GRMN" nuk dëshpëron. Transmisioni me gjashtë shpejtësi funksionon si duhet, me ndërrim të shpejtë të shpejtësive. Ajo që modelit "GRMN" i jep një ndryshim pozitiv është kujdesi dhe stabiliteti, por edhe ekuilibri në përgjithësi. Si një shenjë e gjërave të lira që vjen nga "Toyota", është më shumë se sa një shtesë e mirëpritur dhe një brend i duhur.

SPECIFIKAT KRYESORE:

Modeli: "Toyota Yaris GRMN"

Çmimi: 29,544 euro

Motori: 1.8-litra, 4 cilindra, me benzinë "supercharged"

 Fuqia: 209 kuaj fuqi/250Nm

Transmisioni: Gjashtë shpejtësi manual, FWD

0-100 KM/h/shpejtësia a maksimale: 6.4 sekonda/230 kilometra në orë (e kufizuar)

 Në shitje: Tani.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)

15 orë e 38 minuta më parë
12/12/18