Arrin modeli i ri i smartfonit 'LG - Auto&Tech - Kosova Sot
Arrin modeli i ri i smartfonit

Arrin modeli i ri i smartfonit 'LG

Në një njoftim për medie, rreth bashkëpunimit me grupin muzikor BTS, prodhuesi jug-korean i celularëve të mençur ka vërtetuar se pjesëtarët e këtij bendi do të paraqiten në materialet reklamuese në lidhje me celularin e ri të kompanisë, i cili pritet që të paraqitet në prill, derisa shitja pritet që të fillojë nga mesi i majit. Në njoftimin e përmendur nuk ka informata të tjera rreth asaj se si do të duket kjo pajisje. Ka kohë që thuhet se do të bëhet fjalë për celularin 'LG G7', por nuk është e sigurt që smartfoni i ri do të quhet kështu. Në ndërkohë u paraqit edhe informata se celulari i ri do të mund ta ketë emrin "LG G7 ThinQ". Këtë vit tanimë ishte paralajmëruar se LG do ta 'pensionojë' serinë e vet të smartfonëve G, por më pas kjo informatë sikur u tërhoq. 

14 orë e 49 minuta më parë
11/12/18