"2018 Ford Focus", model me shumë zgjidhje - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 Ford Focus", model me shumë zgjidhje

"2018 Ford Focus", model me shumë zgjidhje

Njihuni me modelin e ri "Ford Focus". Modeli i vitit 2018 vjen në shenjë të përvjetorit të njëzetë të brendit, derisa çmimi fillestar është £17,930. Brendi "Focus" vjen me shtatë nivele: "Style", "Zetec", "ST-Line", "ST-Line X", "Titanium", "Titanium X" dhe "Vignale". "Style" fillon me çmime të ndryshme. Për më shumë, linja sportive "ST-Line" fillon me 24,876 euro. Ata shoferë që kërkojnë një dukje më luksoze të "Focus"-it, le të përcaktohen për "Vignale" - që çmim hapës ka shifrat 29,350 euro. Nën kapakun e secilit "Focus" ka zgjedhje të motorëve me benzinë dhe naftë. Motori kryesor me benzinë do të jetë "1.0 EcoBoost" prej 84 kuaj fuqi, 99 kuaj fuqi dhe 123 kuaj fuqi. Ata më me shumë guxim kanë nevojë për motorin e ri 1.5-litra "EcoBoost", që vjen me 148 kuaj fuqi dhe 180 kuaj fuqi. Ka edhe një brend të motorëve me naftë "EcoBlue" - dy me 1.5- litra me 94 kuaj fuqi ose 118 kuaj fuqi dhe atë prej 148 kuaj fuqi me motorin prej 2.0-litra. 

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë
12/12/18