“Gmail” do të pësojë ndryshime në javët e ardhshme - Auto&Tech - Kosova Sot
“Gmail” do të pësojë ndryshime në javët e ardhshme

“Gmail” do të pësojë ndryshime në javët e ardhshme

“Google” ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të “Gmail”-it. Në një email që disponon The Verge, kpmpania thotë se dizajni i ri do të përfshijë dhe disa risi, që do të vlejën dhe në llogaritë normale të Gmail. “Google” shkruan “The Verge”, premton një pamje “të freskët, të qartë për Gmail në web”, me risi si “Smart Reply”, aftësia për të vendosur alarmin tek email-et dhe mbështetje offline.

Nuk dihet saktësisht se si do të jetë pamja e re, por kompania ka nxjerrë së fundmi pamjen e re te “Google Calendar”, me ikonë dhe ngjyra moderne.

Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në “Gmail”.

“Ne po punojmë në disa përditësime të mëdha për “Gmail”, që janë ende në fazë draft. Na duhet dhe pak kohë të merremi me veten, kështu që nuk mund të bëjmë të ditur asgjë ende”, thotë një zëdhënës i “Google” për “The Verge”.

(Kosova Sot)

3 orë e 5 minuta më parë
10/12/18